COVID-19: Në Mbretëri të Bashkuar rritet në 233 numri i vdekjeve, kërkohet ndalimi i “blerjeve nga paniku”

Mos i humb

Përderisa numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretëri të Bashkuar është rritur në 233, qeveria e këtij vendi u bën thirrje qytetarëve të saj të ndalojnë “blerjet nga paniku” pasi raftet e dyqaneve ushqimore vazhdojnë të jenë të zbrazëta në të gjithë vendin.

Në një konferencë për media, sekretari britanik i shtetit për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale, George Eustice, kërkoi nga populli i tij që të jenë të përgjegjshëm kur blejnë dhe të mendojnë edhe për të tjerët.

Komentet e tij vijnë pasi shifrat e fundit të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit njoftuan se numri i vdekjeve nga koronavirusi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 233. 

Eustice tha se njerëzit duhet të mendojnë në veçanti për punëtorët kyç, të tillë si stafi i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, të cilët siç tha ai, pas përfundimit të ndërrimit të tyre të punës nuk mund të gjejnë furnizime themelore. 

“Ne kemi nevojë që njerëzit të qetësohen, të blejnë vetëm atë që u nevojitet dhe kur blejnë të mendojnë edhe për të tjerët. Blerja e më shumë gjë sendeve seç na nevojitet do të thotë se të tjerët do të mbeten pa të. Ne të gjithë kemi një rol për të siguruar që të gjithë së bashku ta kalojmë këtë”, tha Eustice. 

Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë botën, ndërsa raportet e rasteve të konfirmuara, bazuar në të gjithat nga Universiteti John Hopkins në Maryland, kanë arritur në 275 mijë. 

Me mbi 297 mijë raste të konfirmuara në mbarë globin, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 12.800, ndërkohë mbi 91.500 të prekur nga ky virus janë shëruar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila etiketoi shpërthimin një pandemi, fillimisht epiqendër e shpalli Kinën, por aktualisht epiqendër e koronavirusit është shpallur Evropa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit