COVID-19 në një shkollë 9-vjeçare të Poliçanit, infektohen 4 mësuesë, pozitiv dhe një polic i Beratit

Mos i humb

Shkon në mbi 46 milionë numri i të prekurve me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 46 milionë. Gjithsej...

Erdogan: Ne nuk jemi shtet fisnor, ne jemi Turqi. Disa amerikanë telefonojnë vëllain tim dhe i thonë…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 7-të të zakonshëm të AK Partisë AK në qytetin...

“Qytetarët sorollaten për tampon”, Rama i përgjigjet PD: Mos dezinformoni dynjanë, infermieri në video…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës duke rikujtuar edhe njëherë rastin e inermierit Zija Alhysa.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën shkon në mbi 33 milionë

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar 33 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e...

4 mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan kanë rezultuar të infektuar me Coronavirus. Mësuesit udhëtonin të gjithë së bashku në të njëjtin automjet për të shkuar në punë drejt fshatit Mbrakull dhe ditën që kanë shfaqur edhe shenjat e para të sëmundjes kanë qënë në punë. 

Pas kryerjes së tamponit ata kanë rezultuar të katërt “pozitivë”. Menjëherë pas kësaj,mësuesit janë karantinuar,ndërkohë që janë karantinuar edhe disa kolegë të tyre që rezultojnë të jenë kontakte të afërta me ta si dhe disa nxënës. “Pozitiv” me SarsCov-2 është konfirmuar edhe një efektiv i policisë së qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat. Polici rrugor mësohet se ka qënë duke patrrulluar deri dy ditë më parë,kur edhe ka kryer “tamponin”,pasi kishte pasur temperaturë të lartë dhe kollë. Ai është karantinuar dhe bashkë me të janë karantinuar edhe kolegët e tij të shërbimeve të turnit. Tamponët “pozitiv” të efektivit të policisë dhe mësuesve kanë mbërritur pasditen e djeshme pranë DSHP Berat,së bashku edhe me tamponet e 5 shtetasve të tjerë të infektuar në Berat e Kuçovë,që rezultojnë të jenë kontakte të rasteve të mëparshme. Burimet zyrtare pranë Inspektoriatit të Higjenës dhe DSHP Berat bëjnë me dije se,është kryer dezinfektimi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan,ku edhe janë mbyllur përkohësisht disa klasa. Të njëjtat burime konfirmojnë se,është kryer edhe dezinfektimi i disa ambjenteve në DPV Berat,ndërkohë që mjekët epidemiologë janë duke kryer edhe hetimin epidemiologjik të rasteve të kontaktit të personave të infektuar me Covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre...

Mbi 1,78 milion të infektuar me COVID-19 në mbarë Afrikën

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 784 mijë.

SHBA shet 1,1 milion fuçi naftë iraniane pas konfiskimit

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi se Washingtoni shiti rreth 1,1 milion fuçi naftë iraniane nga katër anije që drejtoheshin për në...

OSBE: Armenia dhe Azerbajxhani dakordohen të mos shënjestrojnë civilët

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të premten në Gjenevë të mos shënjestrojnë civilët në konfliktin në Malësinë e Karabakut, sipas grupit të...

Ribashkimi romantik i çiftit të 90-vjeçarëve pas 8 muajsh të ndarë prej Covid-19

Një çift 90-vjeçarësh, të cilët kanë qëndruar larg njëri-tjetrit që prej muajit Shkurt u ritakuan në një mbrëmje romantike për të festuar...