Rama inspekton punimet për landfillin e ri të Beratit: 7 vite më parë Shqipëria ishte turpi i botës, vazhdon pa pushim…

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për vend depozitimin e ri në Berat që do të administrojë mbetjet e qytetit, Kuçovës e Urës Vajgurore.

Rama thotë se në këtë drejtim Shqipëria ishte turpi i botës, teksa thekson se sot është transformuar situata në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë e Korçë, teksa vijon me Beratin.

Ai shprehet se vazhdon pa pushim zhdukja e fushave mesjetare të plehrave duke i zëvendësuar me fusha sanitare e me parqe.

STATUSI NGA EDI RAMA

🌳🌞 Berat – Pas Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Vlorës, Korçës, po mbyllet edhe për Beratin, Kuçovën e Urën Vajgurore gangrena e tmerrshme e plehrave që prej dekadash kutërbojnë dhe helmojnë njerëzit, tokën, ujrat😷

7 vjet më parë Shqipëria ishte turpi i botës në këtë drejtim dhe sot po normalizohet falë programit tonë të Rilindjes Mjedisore, ku zhdukja e fushave mesjetare të plehrave dhe zëvendësimi i tyre me fusha sanitare e me parqe, vazhdon papushim…

#BeratiqëDuam❤️

⛰Berat – Rruga e re që do të lidhë Kalanë e qytetit për automjetet dhe do të çlirojë përfundimisht prej tyre rrugën këmbësore deri lart, sjell një standard e një cilësi krejt të re shërbimi transporti për vizitorët e turistët, që në rritje të vazhdueshme vijnë drejt kësaj pasurie magjepsëse të Trashëgimisë sonë Kulturore💥

Gepostet von Edi Rama am Montag, 21. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit