Covid-19 ‘shkatërron’ SHBA-në, ekonomia bie me 9.5%

Mos i humb

Ëmbëlsirë me Çokollatë – Receta me Shije të Veçantë

Ëmbëlsirat me çokollatë janë aq të shijshme e shpesh përshkruhen si një mëkat i ëmbël. Keku në veçanti është...

Kaloi me semafor të kuq, por shoferi bën një tjetër gabim! I vihen prangat nga policia

TIRANË- Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka tentuar që të korruptojë këto të fundit. Sipas...

SHBA kritikon ashpër Turqinë, paralajmëron për “pasoja serioze”

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë duket se po rriten, pas shkëmbimit të replikave mes dy vendeve aleate për blerjen nga...

Kantonet zvicerane vendosin masa më të rrepta për të luftuar valën e Covid-19

Në Gjenevë, baret dhe restorantet do të mbyllen në orën 23:00, dhe numri i njerëzve që ulen në të njëjtën tryezë do...

Pandemia ka goditur shumë rëndë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA është shteti më i prekur për sa i përket numrit të të infektuarve dhe numrit të viktimave. Si në çdo vend tjetër pandemia ka ndikuar në rënien e ekonomisë së SHBA-së.

Sipas raporteve të fundit të publikuara në mediat amerikanë, ekonomia në SHBA ka pasur një rënie prej 9.5% nga muaji prill deri në qershor. Autoritetet thonë se kjo është rënia më e thellë ekonomike e regjistruasr në shtatë dekadat e fundit. Gjithashtu mësohet se rënia ekonomike e tremujorit të dytë e çoi rënien vjetore në 32.9%.

Rënia tremujore e njoftuar nga Departamenti i Tregëtisë, e kombinuar me atë prej 4.8 për qind nga janari në mars, e futi ekonominë amerikane zyrtarisht në recession. Pandemia me një numër në rritje rastesh të reja, ka shkaktuar vdekjen e mbi 150 mijë amerikanëve dhe infektimin e mbi 4.4 milionë të tjerëve.

Pasojat ekonomike të virusit vazhdojnë në mënyrë të pandalshme, ndërsa Departamenti i Punës njofton se 1.4 milionë punonjës të tjerë bënë kërkesa për ndihmë sociale për papunësi javën e kaluar, me një ritëm që vazhdon i pandryshuar prej javësh. Rreth 17 milionë punonjës amerikanë vazhdojnë të jenë të papunë dhe që nga marsi, 53.8 milionë vetë kanë marrë ndihmë sociale të paktën një herë.

Tani, miliona vetë që janë ende të papunë po përballen me një rrezik tjetër të mudshëm për mirëqenien e tyre financiare. Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi kanë ngecur në negociatat për të vendosur nëse do ta zgjasin afatin e një pagese 600 dollarëshe në javë që skadon të premten për të kompensuar ndihmën jo aq të madhe sociale nga shtetet.

Presidenti Donald Trump dhe Republikanët kanë sugjeruar uljen e ndihmës për papunësinë nga 600 dollarë në javë në 200 dollarë në javë, me programet shtetërore që përfundimisht do të zëvendësojnë ndihmën federale. Por demokratët thonë se kjo është e papranueshme kur papunësia në vend është kaq e lartë. “Dua ta bëj të qartë se 600 dollarëshi duhet të jetë pjesë e marrëveshjes”, tha për gazetarët të mërkurën udhëheqësi i shumicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Steny Hoyer.

Kreu i Bankës Qendrore, Jerome Poëell tha të mërkurën se rritja e re e rasteve të konfirmuara me koronavirus paraqet kërcënime të mëtejshme ndaj ekonomisë. Miliona punonjës janë kthyer në punë por mijëra punëdhënës kanë vazhduar pushimet nga puna apo kanë ndalur rihapjen ndërsa virusi përhapet me shpejtësi, veçanërisht në shtete të mëdha si Florida, Teksasi dhe Kalifornia.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Apple po zhvillon motorin e vet të kërkimit për të konkurruar me Google

Kërkimi i ri është tashmë i disponueshëm nën iOS 14, megjithëse vetëm në një masë të kufizuar. Prej kohësh...

Rekord historik në SHBA, një javë para zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 70 milionë amerikanë

Teksa ka mbetur edhe një javë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, amerikanët duken më të përfshirë se kurrë më parë në...

Agjencia e KB-së: Irani po ndërton një uzinë nëntokësore

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA) tha se Irani ka filluar ndërtimin e një uzine nëntokësore pranë objektit të tij bërthamor në...

”Qëndrojmë së bashku”, kryeministri i Izraelit shpërndan statusin e Ballës: Sot takohemi të gjithë tek Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë statusin e kryetarit të grupit parlamentar socialist në Shqipëri, Taulant Balla lidhur me Forumin Ballkanik...

Vietnami mobilizon 250 mijë trupa për të luftuar stuhinë “më të keqe”

Vietnami ka mobilizuar të paktën 250 mijë trupa dhe 2.300 automjete për të luftuar "stuhinë më të keqe" me të cilën përballet...