Covid, BE-ja do sigurojë vaksina për vendet me të ardhura të ulëta e të mesme

Mos i humb

“Në Bruksel po punojmë për një samit global më 27 qershor ku do të shqyrtojmë, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, mundësinë që një numër i konsiderueshëm vendesh të bien dakord për të grumbulluar burime financiare për të bërë rezervime dhe parablerje të vaksinave, për Vendet me të ardhura të mesme të ulëta”

Kjo u deklarua sot nga Presidentja e Komisionit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, e cila paraqiti strategjinë e BE për vaksinat.

“Vendet me të ardhura të larta – tha von der Leyen – do të veprojnë si një grup i përbashkët ndërkombëtar dhe gjithëpërfshirës i blerësve, duke përshpejtuar kështu zhvillimin e vaksinave të sigurta dhe efektive dhe duke ndihmuar që vaksina të jetë e aksesueshme në Europë dhe në të gjithë botën për ata që kanë nevojë për të, për të luftuar pandeminë globale.

“Evropa nuk është një ishull – vazhdoi Von Der Leyen – ekonomitë tona janë të lidhura ngushtë jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me pjesën tjetër të botës, përmes tregtisë globale, udhëtimeve dhe bashkëpunimit. Vetëm kur ekonomitë e partnerëve tanë të biznesit do të rikuperohen, Europa do të lulëzojë përsëri. Dhe vetëm kur bota të jetë e sigurt nga koronavirusi Sars-Cov-2, qytetarët evropianë do të jenë gjithashtu të sigurt”.

“Komisioni i BE-së mbështet qasjen universale dhe të lirë për vaksinat, veçanërisht për vendet më të rrezikuara, të cilat po mundohen të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për popullatat e tyre në tregun global”.

“BE – kujtoi ajo – do të shqyrtojë me partnerët ndërkombëtarë mundësinë për të bërë rezervime paraprake vaksinash për vendet për të me të ardhura të ulëta e të mesme”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit