Çuçi e Veliaj inspektojnë sportelet e mbyllura të Gjendjes Civile: 95% e shërbimeve jepen online. Revolucion digjital edhe për shërbimet që ofrojnë bashkitë

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin sot në zyrat e Gjendjes Civile në Njësinë Nr.8 në Tiranë për të parë nga afër mbylljen e sporteleve fizike pas kalimit të shërbimeve online prej datës 1 maj.foto galeri

Në total tha ministri janë rreth 95% e shërbimeve qeveritare që jepen online në portalin e-Albania.foto galeri

“Ndër shërbimet publike kryesore janë gjithashtu edhe 8 shërbime të Gjendjes Civile që kanë kaluar online. Disa shërbime specifike jepen ende në sportelet fizike sepse e kërkon ligji dhe duhet të zbatojmë detyrimin ligjor. Siç e shihni që prej 1 majit këto korridore janë bosh. Ndërkohë që këtu paradite ishte plot me njerëz që vinin për shërbime. Ishte një kohë e humbur. Sot shërbimet merren nga celulari apo kompjuteri”, tha ministri Çuçi.foto galeri Më tej ai tregoi se po punohet për të kaluar gjithashtu online edhe pjesën e shërbimeve qe ofrohen nga bashkitë në të gjithë vendin.foto galeri

“Bashkërisht do të fillojmë punën shumë shpejt sepse ashtu si bëmë me shërbimet e qeverisë qendrore do të kalojmë me shërbimet vendore në të gjithë vendin. Kjo do të jetë një sipërmarrje shumë e rëndësishme për të lehtësuar qytetarin totalisht nga koha që harxhon në zyrat e shtetit”, theksoi Ministri i Brendshëm.

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit