Rivali i Berishës kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, ja vendimi që mori Komisioni i Operacioneve Elektorale në PD

Mos i humb

Komisionit i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, ka vendosur të rrëzojë kërkesën e kandidatit Ibsen Elezi për të shtyrë zgjedhjet për kryetarin e PD-së.

Në mbledhje, përfaqësuesit e kandidatëve u njohën e Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike të miratuar, që do përbëjë dhe dokumentin bazë të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, degëve të Partisë Demokratike si dhe kandidatëve për Kryetar PD.

Për herë të parë janë akomoduar të gjitha kërkesat e ardhura në Komision nga Kandidatët të cilëve ju është siguruar:

–        ambient punë brenda selisë së Partisë Demokratike, si dhe në selitë e degëve nëse do e kenë të nëvojshme;

–        infrastruktura e nevojshme zgjedhore;

–        akses në listën dixhitale të data base të anëtarësisë së Partisë Demokratike, (pasi të dy kandidatët kanë firmosur deklaratën që zotohen për mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarësisë);

–        akses në listën e kontakteve kryetarëve të të gjitha degëve të Partisë Demorkatike.

Meqenëse deri më sot, vetëm z. Berisha ka paraqitur pranë Komisionit një kalendar takimesh në ditët në vijim; Komisioni kërkoi edhe një herë nga të dy përfaqësuesit të kandidatëve të paraqesin sa më parë një kalendar të plotë takimesh në mënyrë që të bëhen rakordimet dhe njoftimet e duhura në degët përkatëse.

Në lidhje me kërkesën e paraqitur edhe mediatikisht ana e z. Ibsen Elezi, bëjmë me dijë që:

  1. Data e zgjedhjeve për Kryetar të PD është miratuar me Vendim Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PD datë 30 prill 2022. Kuvendi Kombëtar është organi më i larrtë vendimmarrës në PD.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurrim të lirë, garë të hapur e shance të barabarta.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin në dt 22 maj 2022.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit