Çuçi: Marrëveshja Rama-Meloni dhe Amnistia Penale votohen të Enjten në Kuvend

Mos i humb

Paraditen e kësaj të Hëne është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Në mbledhjen e socialistëve po diskutohet për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Mësohet se kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi ka thënë se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë plenare.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS ka kërkuar gjithashtu prezencë të deputetëve në Kuvend në mënyrë që projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës të miratohen.

Përveç kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, pritet të votohet dhe Amnistia Penale.

Për t’i miratuar nevojiten të paktën 84 vota.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit