Çuçi pret Santos: Platformë dialogu me opozitën për ligjet me 3/5-at

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, prit sot në një takim reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.

“Diskutuam për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e ngritjes së rolit të Kuvendit në një nivel tjetër mbikëqyrës të negociatave. E informova për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar”, u shpreh Çuçi.

Më tej gjatë takimit ai vlerësoi edhe rikthimin e opozitës në normalitet duke i dhënë fund kaosit 4-mujor nëpër komisione dhe seancat plenare.

“Rikthimi i opozitës në normalitet është një sinjal i mirë pas disa muajsh kaosi e sjelljesh aspak europiane. Ne jemi të përkushtuar të vijojmë me reformat dhe të shfrytëzojmë këtë moment të ri të procesit të zgjerimit të BE”, u shpreh ndër të tjera Çuçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit