Çuçi: Shqetësim hetimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga vetingu

Mos i humb

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, pyeti kreun e SPAK, Aktin Dumani për një çështje të evidentuar dhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian.

Çuçi pyeti lidhur me referimet dhe hetimet proaktive ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut.

“Unë dua t’i qëndroj besnik raportit që ne kemi. Dëgjova Dumanin disa ditë më parë të fliste për shqetësimin e mungesës së referimeve nga institucionet publike. Ky nuk ka qenë një shqetësim në raportin e progresit. Përkundrazi ka pasur një shqetësim lidhur me garantimin e një historiku solid për hetimet proaktive ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut”, tha Çuçi.

Ai pyeti kreun e SPAK mbi gjendja e referimeve proaktive, hetimeve dhe vendimeve përfundimtare në çështjet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut.

Dumani u shpreh se për këtë duhet të merren në konsideratë kompetencat që ka SPAK në raport me ligjin e vetingut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit