Daçiç ironizon platformën e Kosovës për dialog

Mos i humb

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç tha se platforma e Qeverisë së Kosovës për fazën finale të dialogut me Serbinë mund të vendoset vetëm në derën e saj.

“Munden ata të miratojnë çfarë të duan, kjo është një letër për përdorim të brendshëm që mund ta vendosin në derën e qeverisë në Prishtinë si gazetat ditore”, tha Daçiq, për televizionin publik serb, RTS.Ai platformën e Qeverisë së Kosovës e vlerësoi më tutje “letër pa kurrfarë rëndësie”.

“Ne e dimë çfarë ata dëshirojnë që nga fillimi dhe pikërisht për këtë po flasim”, tha Daçiq.

Qeveria e Kosovës të enjten miratoi platformën për fazën finale të dialogut me Serbinë në Bruksel.Ndaj platformës reagoi po sot edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit