Daçiç: Një shtet i OKB-së do të protestojë ndaj vendeve që tërheqin njohjen e Kosovës

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, është ankuar përsëri sot se dikush po lobon kundër diplomacisë serbe, qëllimi i së cilës është ulja numrit të shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Madje ai thotë se ka informacion se një shtet i Bashkimit Europian, njëherit edhe anëtar i përhershëm i OKB-së, do të protestojë ndaj çdo shteti i cili sipas tij tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Një shtet i Bashkimit Europian, njëherësh edhe anëtar i përherëshëm i OKB-së, do të protestojë ndaj çdo shteti që tërheq njohjen e Kosovoës në të ardhmen”, deklaroi Daçiç.

Sipas tij, një përfaqësues i vet atij shteti ka thënë se çasja e diplomacisë serbe është ‘irrituese’.

“Një përfaqësues i atij shteti, i ka thënë misionit tonë në Nju Jork se qasja e Serbisë ndaj shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës është irrituese”, përfundoi Daçiç.

Ndryshe, Daçiç vazhdimisht ka deklaruar se lufta kryesore e diplomacisë serbe është ulja e numrit të shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën, numër ky që ai thotë se në një të ardhme të afërt do të bije nën 100./

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit