Mblidhen partitë politike të Kosovës, pritet vendim i madh

Mos i humb

Ka filluar takimi  i tryezës së partive politike në vend e thirrur  Lidhja Demokratike të Kosovës.

Thirrjes së LDK-së për tryezë të përbashkët të të gjitha partive politike në vend për të diskutuar çështjet madhore për të ardhmen e shtetit , i janë përgjigjur të gjitha, madje edhe PDK-ja e cila deri momentin e fundit kishte injoruar këtë tryezë.

Pra, në tryezën e partive politike po merr pjesë edhe Memli Krasniqi i deleguari i PDK-së.

Ndryshe, merret vesh se në këtë tryezë  pikë të rendit të ditës ka edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Takimi i partive poltike po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa pritet që mbas takimit përfaqësuesit pjesëmarrës të partive të deklarohen me vendimet e mundshme të marra në takim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit