Daçiç: Nuk do të ketë dialog me Kosovën derisa të hiqet taksa!

Mos i humb

Ai në një konferencë në të cilën i është drejtuar studentëve të Institutit parisien të Shkencave Politike, ka thënë se nuk është kompromis që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, por se ende nuk ka ardhur deri te bisedimet konkrete për atë se çfarë do të ishte kompromisi.

“Ne jemi të gatshëm për kompromis, ndërsa Prishtina, mendoj se nuk ka nevojë. Ata mendojnë se mund të fitojnë gjithçka dhe duan ta krijojnë Shqipërinë e Madhe. Kush mund të garantojë se do të jenë dy shtete të pavarura, normalisht që duan të bashkohen”, i përsërit Daçiçi fjalët e ish shefit të tij Sllobodan Millosheviç të para 30 vjetëve.

Ai ka pretenduar se Serbia dëshiron zgjidhje politike e cila do t’i pranojë interesat e dyja palëve, e jo zgjidhje deri te cila do të arrihet me presion.

“Këtë pavarësi të njëanshme kurrë nuk do ta pranojmë. Nëse Prishtina mendon se gjithçka ka mbaruar, përse edhe më tutje do dialog, sepse nuk është në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Daçiç.

Daçiç ka pretenduar se Kosova “nuk e ka përfunduar” pavarësinë sepse nuk janë në OSBE e nuk janë as në Kombet e Bashkuara, se dhe është e nevojshme që vetëm edhe disa vende ta tërheqin njohjen e pavarësisë dhe do të vjen deri te gjysma e vendeve të cilat nuk e njohin Kosovën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit