Daçiç paralajmëron edhe një vendim të mundshëm të Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen në 100 për qind t taksës së produkteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, ndalesa pa leje për sportistët, ka thënë se nuk do të habitem edhe atëherë kur Prishtina do u’a ndalojë ministrave nga Serbia hyrjen në Kosovë.

Kështu është shprehur Daçiç, pas trajnimit për mbrojtje qytetare në Qendrën multinacionale të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.

Sipas tij politikanët e Kosovës mbështeten nga të huajt.

Ai, ka thënë se Serbia nuk kërkon mbështetjen e askujt, vetëm kërkon  respektimin të drejtave ndërkombëtare.

Daçiç, ka lënë të kuptohet se Serbia është e shqetësuar në masë të madhe për taksën që Kosova ka vënë, ndërsa ka thënë se duhet të mbahet një takim për rivitalizimin e bashkëpunimit rajonal./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit