Dallimi ndërmjet dy Kul-eudhave (Kul eudhu bi Rabbi-l- felek dhe Kul eudhu bi Rabbi en nas)

Mos i humb

Surja El Felek: Kërkim mbrojtje nga të këqijat e jashtme:
Errësira e natës dhe kur kaplon terri.

Kjo kohë mendohet se është kohë e sherreve të mëdha si dhe koha kur magjistarët fryjnë në nyje (duke bërë magji). Surja En Nas: Kërkim mbrojtje nga të këqijat e brendshme:Nga sherri i djallit cytës. Nga shpirti i prirur për të keqe.Të këqijat e brendshme janë më të rrezikshme se ato të jashtme. Të këqijave të jashtme mund t’iu largohesh, ndërsa të këqijat e brendshme janë të pandashme nga ti.Për këtë arsye në suren El Felek kërkojmë mbrojtje njëherë nga Zoti ndërsa në suren En Nas tre herë.Kësisoj në suren El Felek thua: “Kul eudhu bi rabbi-l-felek” (Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit) dhe më pas përmend gjërat nga të cilat kërkon mbështetje (nga sherri i natës, kur kaplon terri, nga sherri i falltarëve që fryjnë në nyje (duke bërë magji) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë).Ndërsa në suren En Nas thua: “Kul eudhu: 1) bi rabbi En Nas. 2) Meliki En Nas, 3) Ilahi En Nas (Kërkoj mbështetje te: 1). Zoti i njerëzve. 2). Sundimtari i njerëzve. 3). I Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, dhe më pas i përmend gjërat nga të cilat kërkon mbështetje (nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt), që hedh dyshime në gjokset e njerëzve qoftë ai djall prej xhindeve apo njerëzve!)Kush i këndon këto dy sure, me lejen e Allahut, do të jetë i mbrojtur nga të gjitha të këqijat e jashtme dhe të brendshme. Kush e kupton këtë, i bëhet i qartë shkaku i vlerave të shumta që përmbajnë këto dy sure.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit