Deklaratë apo prezantim? Sherr në komisionin hetimor për dëshminë e Ilir Beqajt

Mos i humb

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur me pranga në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Ish-ministri Beqaj u shoqërua nga efektivët e policisë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me pranga në duar.

Beqaj ka masë sigurimi arrest më burg për abuzim me fondet e BE-së, kur drejtonte SASPAC.

Ndërkohë, për koncesionin e sterilizimit që po hetohet nga SPAK dhe për të cilën do të pyetet sot në komisionin parlamentar, Ilir Beqaj ka masë sigurie detyrim paraqitje.

Dëshmia me “Power Point” e Beqajt shkakton debat në komision, Vokshi: Nuk lejohet këtu, shkoni në Surrel!

Ilir Beqaj: Kërkoj që në bazë të ligjit për komisionet hetimore, ligji përcakton se kur merrni leje në gjykatë për dëshminë time, mund të ju japë një kornizë të asaj që mund të them që pastaj të mos përdoret kundër meje në proceset penale.

Albana Vokshi: Ne kemi ndjekur të gjitha procedurat për të marrë leje për dëshminë tuaj. Kushtetuesja ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka mbivendojse me hetimin penal që mund t’i bëhet një dëshmitari. Duke ju siguruar që kemi marrë hapat e duhura, do ju ftoja që të vijojmë me deklaratën lidhur me objektin e dëshmisë tuaj.

Plarent Ndreca: Nuk është shoqëruar me një kufizim të caktuar për këtë çështje.

Ilir Beqaj: Nga deputetët e komisionit, shpesh është thënë për të informuar publikun. Dua të ilustroj me zë, figura, numra atë që do të them në deklaratë.

Albana Vokshi: Do ju lutesha pa humbur kohë, do të doja që të kalojmë tek deklarata paraprake dhe sa më konçize. Nuk është legjitime me “Power Point”, t’i bëjë në gjykatë dhe jo këtu. Vetëm dëshmi, është komision hetimor. “Power Point” këtu nuk lejohet.

Plarent Ndreca: Ti nuk flet dot në emër të komisionit. Kërkesa e bëra nga Beqaj nëpërmjet avokatit të tij. Qëllimi juaj të merresh me individët.

Albana Vokshi: Beqaj ta lexojë deklaratën e tij.

Plarent Ndreca: Ti nuk flet dot në emër të komisionit. Kërkesa e bëra nga Beqaj nëpërmjet avokatit të tij. Qëllimi juaj të merresh me individët.

Albana Vokshi: Beqaj ta lexojë deklaratën e tij. Këtu është për të ju përgjigjur pyetjeve. Shkoni tek Surrel.

Plarent NdrecaKush je ti që thua jo këtu? Ne vendosim, jemi shumica.

Albana Vokshi: “Power Point” këtu nuk lejohet! Është komision hetimor dhe është këtu për të ju përgjigjur pyetjeve.

Albana Vokshi: Pse u hodhët kështu? Pse nuk bëtë kështu edhe për të tjerët?

Edona Bilali: Komisionin e keni thirrur ju. Ne kemi pranuar, jemi mazhorancë në komision. Listën e dëshmitarëve e kemi dakordësuar edhe ne. Z.Beqaj është i ftuar për të shpjeguar çfarë mendon ai.

Plarent Ndreca drejtuar Albana Vokshit: Diskursi juaj e ka helmuar dëshminë pa filluar, kërkoj 5 minuta pushim, e ke kthyer në të akuzuar. Ti po na vë në siklet të gjithëve, e ke kthyer këtë komision në komision akuzator. Diksursi juaj është shumë helmues i dëshmisë. Zonjë je duke akuzuar gjithë kohës një person që e ke thirrur për dëshmitar.

Albana Vokshi: E ka akuzuar SPAK!

Plarent Ndreca: Je duke e akuzuar. E ke thirrur për dëshmitar. I ke thënë që në mëngjes hajdut. Kërkoj 5 minuta pushim për ta vënë në shina këtë seancë.

*Kryetarja Albana Vokshi vendos 5 minuta pushim.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit