Delegacioni i nivelit të lartë i Hamasit vizitë në Egjipt

Mos i humb

Një delegacion i Lëvizjes palestineze Hamas i kryesuar nga udhëheqësi i grupit Ismail Haniyeh u nis nga Rripi i Gazës për në Kajro, ku do të takojë zyrtarë egjiptianë.

Sipas zëdhënësit të Hamas-it, Fawzi Barhoum, delegacioni përfshin anëtarët e kryesisë së Byrosë Politike të Hamas-it, Khalil al-Hayya, Rawhi Mushtaha dhe Fathi Hammad.

Vizita, tha Barhoum, vjen në kontekstin e përpjekjeve të grupit për të punuar së bashku me Egjiptin, me qëllim lehtësimin e situatës së tmerrshme humanitare në Rripin e Gazës, shkaktuar kryesisht nga bllokada izraelite/egjiptiane e territorit.

Ai shtoi se vizita poashtu ka të bëjë me marrëveshjen e pajtimit midis dy lëvizjeve palestineze Hamas-Fatah, të nënshkruar në vitin 2011 dhe 2017.

Egjipti është promotor kryesor i një procesi të vazhdueshëm të pajtimit mes lëvizjes Hamas me bazë në Gazë dhe asaj Fatah me bazë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Sipas Bahroum-it, vizita gjithashtu vjen si pjesë e përpjekjeve të Hamas-it “për të mbrojtur çështjen palestineze në dritën e vendimit të fundit të SHBA-ve mbi Kudsin dhe politikën e vazhdueshme të Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve”.

Arritja e delegacionit të Hamas-it nga Gaza nuk u njoftua paraprakisht. Tetorin e kaluar në Kajro, Hamas nënshkroi një marrëveshje të re pajtimi me Fatah-un nën një embargo izraelite/egjiptiane që nga viti 2007, kur Hamas mori kontrollin e enklavës bregdetare nga forcat pro-Fatah./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit