I dërguari i SHBA-ve në Izrael kritikon të përditshmen izraelite Haaretz

Mos i humb

Ambasadori i SHBA-ve në Izrael, David Friedman, ka kritikuar të përditshmen izraelite Haaretz për botimin e një artikulli që kritikon politikën e zgjidhjes së Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Friedman përmes rrjetit social Twitter ka shkruar: “Çfarë i ka ndodhur Haaretz-it?”.

“Katër fëmijë të vegjël janë të ulur në shiva (një periudhë zie një-javore judeje) për babain e tyre të vrarë dhe ky publikim (në Haaretz) e quan komunitetin e tyre një ‘mal mallkimesh’. A nuk kanë ndonjë mirësjellje?”, ka theksuar ambasadori amerikan në Izrael.

Në një artikull të botuar më herët këtë javë, korrespodenti Gideon Levy, kritikoi ambasadorin Friedman për donacionin e një ambulance në vendbanimin Har Bracha vetëm me hebre. “Me ose pa ambulancën e Friedman-it, Har Bracha është një mal mallkimi. U themelua për të prishur perspektivat për një marrëveshje paqejeje”, shkroi ai.

Më herët këtë javë, Har Bracha priti funeralin e Itmar Ben-Gal, një rabin hebre që humbi jetën në Bregun Perëndimor muajin e kaluar.

Botuesi i Haaretz-it, Amos Schoken, i ka ardhur në mbrojtje korrespodentit të tij.

Tradicionalisht i njohur për qëndrimin e tij të majtë, Haaretz kundërshton politikën e Izraelit për zgjerimin e paligjshëm të vendbanimeve në territoret palestineze, duke e konsideruar një politikë të tillë si pengesë për paqen./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit