Delegacioni nga Gjermania i kryesuar nga deputeti i CDU Ulrich Beul vizituan Kosovën

Mos i humb

Deputeti i CDU-së Ulrich Beul, anëtar i Komisionit për Zhvillimit Urban dhe Planifikimit, zëvendëskryetar i Komisionit për Financa, kryetar komisionit parlamentar për Evropë, ka vizituar Kosovën i shoqëruar nga Besnik Kelmendi CDU Essen dhe Bahri Tahiri dhe Mufail Sinani biznesmen shqiptar.

Delegacion i kryesuar nga deputeti Beul, fillimisht kanë vizituar Suharekën (Therandë), ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Therandës Bali Muharremaj dhe stafi drejtues, ku është biseduar për mundësin e bashkëpunimit për ndërtimin e një Shtëpie të pleqve në këtë komunë, që është një nevojë mbase imediate.

Më pas, delegacioni nga Esseni i Gjermanisë ka vazhduar vizitën në Prishtinë, gjegjësisht në Ministrinë e Infrastrukturës, ku janë pritur nga ministri Pal Lekaj.

Takimi ndërmjet delegacionit të kryesuar nga deputeti Beul me ministrin Lekaj është zhvilluar në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, derisa ministri Lekaj me këtë rast ka shprehur mirënjohjen më të thellë për ndihmën e Gjermanisë për Kosovën me theks falënderim i veçantë ka shkuar për kancelarin Angela Merkel.

Ky delegacion i vullnetit të mirë nuk ka përfunduar vizitën në Kosovë pa qëndruar për pak orë edhe në qytetin e ndarë të Mitrovicës, për të vazhduar më pas vizitën në Pejë, në qytetin i cili qëndron krenar i rrethuar nga malet e Rugovës. Delegacioni nga Gjermania u prit me shumë ngrohtësi nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe stafi i tij, derisa gjatë takimit ai i njoftoi mysafirët për të arriturat , planet dhe vështirësitë që ka kjo komunë. Gjithashtu Muhaxheri u shpreh i gatshëm për bashkëpunim edhe në të ardhmen me shtetin gjerman , mbase edhe për të investuar në Kosovë në përgjithësi, shkruan Kosovapost.

Rrugëtimi i delegacionit nëpër Kosovë nuk u ndal në qytetin e Pejës, sepse ata vazhduan edhe më tej duke vizituar kështu edhe Bjeshkët e Rugovës, për të zbritur më pas në qytetin e Gjakovës, ku u pritën ngrohtësisht ashtu siç është tradita dukagjinase me shumë bujari e dashamirësi.

Mirëseardhje dhe falënderime për delegacionin nga Gjermania, shprehu kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, deputetja e Kuvendit Teuta Haxhiu dhe nga Zef Komoni. Gjatë takimit është biseduar për shumë çështje ndër to edhe mundësinë e bashkëpunimit me komunat dhe shtetin e Gjermanisë në fusha të ndryshme. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit