Erdogan: Ata që dështuan më 15 korrik kërkojnë mënyra tjera për grusht shteti

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot në Ankara se ata të cilët dështuan në tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, tani tentojnë ta bëjnë të njëjtën por në mënyra tjera.

Erdogan tha se procesi gjyqësor kundër ish kreut të Halkbank, Hakan Atilla që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) “është në fakt adresa në të cilën mund të kërkohet tentimi për grusht shteti i përshkruar përmes motiveve politike”.

Presidenti i Turqisë, njëherësh kryatar i partisë në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), falënderoi kreun opozitar nga Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) Devlet Bahceli, i cili të hënën i shprehu përkrahjen e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit