Dënohet me 8 vite burg ish-zyrtari i policisë së Vlorës Gjergji Kohila

Mos i humb

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënon me 8 vite burgim ish-shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë Gjergji Kohila, i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

Gjykata e Posaçme dha 12 vite burg për Kohilën me akuzën për veprën penale trafik lëndësh narkotike, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 8 vite.

Prej nëntorit të vitit 2017 ish-oficeri është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge ne kuadër të grupit të stukturuar kriminal. Sipas SPAK, ai ka pasur rol aktiv në këtë grup.

Kohila akuzohet si i përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga ‘Habilajt’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit