I dënuar në Itali për prostitucion, Gjykata e Lushnjes i sekuestron pasuritë

Mos i humb

Gjykata e Lushnjes ka sekuestruar pasuritë e një personi të dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe favorizim e shfrytëzim prostitucioni.

Sekuestrimi i pasurive u bë pas kërkesës së Prokurorisë në lidhje me procedimin pasuror që nisi ndaj F.A. më 24 Nëntor.

NJOFTIMI

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen veprime, për procedimin pasuror nr.3, datë 24.11.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit F.A., i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni” në shtetin Italian.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin nr.109 (64-2021-2612), datë 28.11.2021, ka vendosur pranimin e kërkesës dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme si më poshtë:

  1. Pasuria Nr.22/*, z.k.8*** Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
  2. Pasuria Nr.22/*, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
  3. Pasuria Nr.18/*, z.k.8***, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;
  4. 1 (një) garazhd (bodrum) me sipërfaqe 323m2, ndodhur në Lagjen “L**”, Lushnjë;
  5. 1 (një) lokal shërbimi, me sipërfaqe 64,8 m2
  6. 3 (tre) apartamente me sipërfaqe respektivisht 78.49m2, 103.76m2 dhe 84.88m2, me vebndodhje në lagjen “G***”, Lushnjë”;
  7. Pasuria Nr.22/*, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit