Denoncimi i fortë i Alibeajt: Punonjësit e BKH u dëbuan nga oborri i Kryeministrisë

Mos i humb

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ngriti shqetësimin nga foltorja e Kuvendit se mazhoranca po tenton të vendosë në kontroll drejtësinë, duke ngritur komisionin për punën e SPAK-ut, i paralajmëruar disa muaj më parë nga socialistët.

Gjatë interpelancës me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për amnistinë penale, Alibeaj denoncoi se punonjësit e BKH janë dëbuar nga kryeministria ku kishin shkuar të marrin dokumente në funksion të punës hetimore.

“Asnjë referim nuk është bërë në SPKA për vitin e kaluar, Punonjësit e BKH dëbohen nga oborri i kryeministrisë se duan të shkojnë të marrin materialet atje.

Klithmat e kryeministrit se do të ngrinte atë komisionin, po e ngre dhe parlamenti u bë palë.

Ky është rreziku i madh. SPAK drejtësia e re janë në rrezik. Unë sot kam një thirrje për dy kategori, së pari për ndërkombëtarët, është një alarm i madhe për atë cfarë po ndodh për drejtësinë dhe për të ardhmen e këtij vendi.

Janë një shumicë e frikshme që treguan se nuk kanë asnjë cipë për të ndërmarrë cdo inciative natën për të goditur drejtësinë.

Së dyti e kam për shqiptarët, e kam për 70% të shqiptarëve që sot janë të etur për drejtësi.

Është në dorë të tyre që me votën e tyre të kuptojnë që do ta lënë në dorë të të korruptuarve apo do ta marrin në dorë”, tha Alibeaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit