Deputetët izraelitë kërkojnë sanksionimin e Erdogan-it për qëndrimin ndaj Kudsit

Mos i humb

Anëtarët e Parlamentit izraelit (Knesset) diskutuan për deklaratat e presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në mbështetje të Kudsit dhe palestinezëve, pasi që SHBA njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

Yehuda Glick, deputeti i partisë Likud, i njohur me deklaratat e tij ekstreme djathtiste, si dhe disa deputetë të tjerë djathtistë kërkuan që Erdogan të sanksionohet për deklaratat e tij në lidhje me statusin e Kudsit.

Megjithatë, debatin mbi presidentin turk hapur e ka kundërshtuar Ahmad Tibi, deputet i Knessetit me origjinë palestineze.

“Deputetët djathtistë kërkojnë që presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të sanksionohet për deklaratat dhe qëndrimin e tij në lidhje me Kudsin. Deputetët djathtistë pretendojnë se Erdoğan ka goditur sovranitetin e Izraelit”, thekson Tibi në deklaratën e tij.

Ai shtoi se qëndrimi i Erdogan-it mbi çështjen e Kudsit është skajshmërisht i sinqertë.

“Qëndrimi i Presidentit të Turqisë dhe popullit të tij në lidhje me vendimin e Donald Trump është i sinqertë. Të gjitha vendet arabe dhe muslimane duhet të marrin qëndrim të njëjtë në mbështetje të popullit palestinez”, tha Tibi.

Ai theksoi se Kudsi ende është kryeqyteti i Palestinës, duke shtuar se i tillë do të jetë edhe në të ardhmen.

Në fund, ai shtoi se deputetët e krahut të djathtë izraelit kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të Erdoğan-it, dhe për shkak të Samitit të fundit të përfaqësuesve të shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OIC) në Stamboll, e cila hodhi poshtë dhe dënoi deklaratën e administratës amerikane lidhur me statusin e Kudsit duke i dërguar apel të gjithë botës që të njeh Kudsin Lindor si kryeqytetin e shtetit të Palestinës./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit