Dëshmia e “Plumbit të Artë” për vrasjet me pagesë, SPAK do tërheqë dhe dosjen për grupin e Laçit

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar socialist, Tulant Balla tha se Partia Socialiste ka të gjithë dëshirën e mirë që pjesë e procesit për zgjedhjen e Presidentit të përfshihet edhe opozita, por theksoi se nuk mundet të kthehet një kërkesë e rrezuar, duke iu referuar këtu pretendimeve të Alibeajt.

Në lidhje me mos miratimin e kërkesës së PD për Komision Hetimor për Investimet Strategjike Balla tha se PD nuk respekton procedurat.

“E kam thënë që prej ditës së parë që jam zgjedhur si anëtar i konferencës së kryetarëve respektimi i rregullores duhet të jetë parësor.

Nuk di ç’përgjigje t’ju jap por di të them se disponibiliteti dhe dëshira jonë është e madhe për tu diskutuar.

Çdo firmë deputeti mund të përdoret vetëm për një kërkesë”.

Pyetje: Ditën e premte do mblidhet kryesia e PS, do hapni zarfet e deputetëve me emrat e kandidatëve apo do keni dhe propozime surprizë?

Balla: Kemi ndjekur një proces që do ta quaja tepër korrekt në marrëdhënie me atë që thotë kushtetuta.

Në raundin e dytë dhe të tretë ramë dakord që propozime të ketë vetëm nga opozita.

Tani na takon ne që sikurse e kam thënë PS ka institucionet e veta të vendimmarrjes.

Kryesia është organi më i lartë vendimmarrës në emër të PS.

Vendimi i kryesisë do të bëhet publik e po ashtu duhet që vendimi ti jepet e grupit parlamentar se nga aty deputetët do mbështesin me firma kandidatin apo kandidaten.

Natyrshëm unë dhe dy kolegët e tjerë do kemi informim të Kryesisë së PS për ecurinë e procesit e prisni ditën e premte, do ua themi Kryesisë një herë pastaj juve.

Është e rëndësishme të kemi një president që përcakton kushtetuta. Dëshira jonë ishte që ta zgjidhnim me opozitën.

I kam shprehur keqardhjen opozitës për mospjesëmarrje në fazën e 3.

Si bën nder opozitës që të kthehet në format e vjetra të bojkotit.

Bojkoti i ka dhënë leksione çdo partie.

Leksionet të bëhen mësime.

Për presidentin nuk përjashtojmë asnjë gjini”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit