Lajçak kritikon Malin e Zi: Dy vite pa progres! Shihni përparimin që ka bërë Shqipëria dhe RMV, po luftojnë për rrugën europiane!

Mos i humb

Përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak është treguar i ashpër me qëndrimin e tij të fundit për Malin e Zi.

Ai është shprehur se ndonëse Mali i Zi ka qenë më i avancuari në rrugën e tij europiane, procesi është ndalur dhe se dy vitet e fundit nuk ka pasur aspak progress.

“Nëse e shihni sa përparim ka bërë Shqipëria, sa po luftojnë Maqedonia e Veriut, Serbia , Mali i Zi ka qenë i mendimit se është i pari dhe se do të jetë gjithmonë i pari në përparimin e tij në këtë process.

Por ajo kohë ka humbur dhe tani duhet të kompesohet”, ka thënë ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit