Detaje nga gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Isa Mustafa

Mos i humb

Zyrtarë nga Spitali Amerikan kanë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të kreut të LDK-së, Isa Mustafa. Kanë thënë se ish-kryeministri para dy ditësh kishte shkuar për trajtim në spital me simptoma gripale.

“Ai është duke u trajtuar në spital me terapi. Gjendja e tij është stabile. Në spital do të qëndrojë deri në përmirësimin e gjendjes”, janë shprehur zyrtarë të Spitalit për Express.

Isa Mustafa u lind më 15 maj 1951 në Prapashticë, Komuna e Prishtinës. Është i martuar, ka një vajzë dhe dy djem. Jeton në Prishtinë, ku ka kryer shkollimin fillor, atë të mesëm dhe Fakultetin Ekonomik.

Është zgjedhur kryetar i Komunës së Prishtinës, në dhjetor të vitit 2007 dhe në nëntor të vitit 2009. Punën dhe ekspertizën profesionale e ka filluar në vitin 1974, në Universitetin e Prishtinës. Ndërkohë ka qenë edhe kryetar i Qeverisë Komunale të Prishtinës (1984-1988), drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës dhe Ministër i Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Kosovës (1991-1999).

Në nëntor të vitit 2010 është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Mustaf ishte zgjedhur edhe kryeministër i Kosovës në vitin 2014./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit