Nigeri, 9 të vdekur si pasojë e epidemisë së etheve të verdha

Mos i humb

Nëntë persona kanë humbur jetën brenda 5 muajve si pasojë e epidemisë së etheve të verdha në Nigeri.

Sipas të dhënave nga Qendra Nigeriane për Kontroll të Sëmundjeve (NCDC), 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e paraqitjes së epidemisë së etheve të verdha në tërë vendin.

Në raport gjithashtu thuhet se në vend, nga ethet e verdha janë prekur 16 shtete duke filluar nga Kago, Kano, Zamfara, Kebbi dhe Kuara.

Mes simptomave të sëmundjes bëjnë pjesë temperatura e lartë, përzierje lukthi, dhimbje në muskuj, molisje dhe verdhëz në sy, etj.

Qeveria ka luftuar me epideminë që nga fillimi i saj, më 12 shtator 2017. Në vend është filluar dhe një fushatë vaksinimi kundër etheve të verdha dhe në kuadër të kësaj fushate, deri më tani janë vaksinuar afro 900 mijë persona./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit