Dhimbje që nuk harrohet, 26 vite nga masakra e PKK-së

Mos i humb

Banorët e lagjes Yavi në provincën jugore të Turqisë, Erzurum, ende kujtojnë masakrën nga terroristët e PKK-së, në të cilën u vranë 33 civilë, përfshirë 5 fëmijë në vitin 1993.

Më 25 tetor 1993, lagja Yavi në rrethin Cat në Erzurum pa një nga masakrat më brutale të terroristëve të PKK-së, të cilët mbërritën në qytet me një furgon të rrëmbyer.

Terroristët e PKK-së bastisën një kafene në lagje, ku njerëzit ishin mbledhur për të ndjekur lajmet e mbrëmjes dhe qëlluan ndaj njerëzve me armë me tyta të gjata, duke vrarë 33 dhe plagosur 50 të tjerë.

Duke dëshmuar fytyrën brutale të organizatës terroriste, njerëzit e lagjes Yavi kujtojnë ende ditën e masakrës dhe ndiejnë dhimbjen në zemrat e tyre sikur rasti të ketë ndodhur sot.

Abdulcelil Kose, i cili u plagos rëndë me shtatë plumba, për AA tha se terroristët e armatosur erdhën në kafenenë derisa njerëzit po ndiqnin lajmet.

“Terroristët fillimisht kërkuan të na identifikonin”, tha Kose, duke shtuar se “Ata na mblodhën brenda kafesë së bashku me disa të tjerë nga rruga dhe e fikën televizorin”.
“Terroristët e PKK-së atëherë hapën zjarr ndaj të gjithëve brenda, pa asnjë fjalë”, tha ai.

“32 persona u martirizuan në vendin e ngjarjes ndërsa Huseyin Dursunoglu, ndërroi jetë më vonë pas plagëve të mara.

“Babai im dhe xhaxhai im u martirizuan gjithashtu ndërsa xhaxhai tjetër u plagos”, shtoi ai.

“Ne dëshirojmë që ky incident të mos kishte ndodhur. Dhimbja që ndiejmë për atë moment ende është e freskët sot”, tha Kose.

Yildirim Yavilioglu, i cili i mbijetoi masakrës pa plagë tha se ata që janë besnikë ndaj shtetit dhe kombit të tyre ishin në shënjestër të sulmit.
“Martiri i parë i masakrës ishte Alaattin Akdeniz, i cili u rezistoi atyre (terroristëve). Pastaj ata hapën zjarr ndaj të gjithë të tjerëve”, tha ai.

“Të shtënat nuk u ndalën rreth 10-15 minuta. Unë i pashë ata duke rimbushur armët. Të shtënat vazhduan edhe kur ata po iknin me furgonin e tyre”, tha Yavilioglu.

“Në atë mbrëmje, unë isha duke pirë çaj me mikun tim. Unë mbijetova, por ai humbi jetën. Unë ende ndiej dhimbjen. Është e pamundur të harrosh atë që ndodhi”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit