Turqia kritika revistës franceze për shpifjet ndaj Erdogan-it

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, ka kritikuar revistën franceze “Le Point” për ballinën e saj ku presidentin Recep Tayyip Erdogan e përshkruan si një “eradikator”.

“Është e qartë pse ata (francezët) sulmojnë presidentin tonë (Recep Tayyip Erdogan). Ata janë në panik, pasi loja e tyre u prish dhe pengu i tyre në Siri, PKK (grupi i terrorist i YPG), pësoi një goditje të rëndë”, shkroi Kalın në Twitter.

Revista franceze duke shpifur për Turqinë për “spastrimin etnik”, është një vend, tha Kalın duke iu referuar Francës, “që kolonizoi Algjerinë, Gabonin, Mauritaninë, Senegalin, Guinean, Kongon, Tunizinë, Komoret, Madagaskarin, Xhibutin, Malin, Beninin, Çadin dhe Marokun, masakruan mijëra, u angazhuan në tregti skllevërish dhe mbyllën sytë ndaj masakrës në Ruanda”.

“Ditët e tua të kolonializmit kanë mbaruar”, tha Kalın dhe shtoi se kurdët nuk janë dhe nuk do të jenë përfaqësuesi i tyre.

Revista “Le Point” këtë javë e vendosi Erdogan-in në ballinën e saj me etiketën “eradikator” dhe “spastrim etnik”.

Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat për të siguruar kufijtë e Turqisë, për të ndihmuar në kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe për të garantuar integritetin territorial të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit