Dhuna nga policë malazezë, Abazoviç: Përgjegjësit do të dënohen, na vjen keq

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Podgorica në daljen e përbashkët me Kryeministrin Abazoviç pas mbledhjes së përbashkët të 2 qeverive, se qysh në sekondën e parë të daljes së videos së dhunës ndaj Petraq Milos nga policë malazezë, homologu i tij malazez i ka telefonuar profesorit dhe i ka shprehur ndjesën, dhe janë marrë të gjitha masat me personat përgjegjës.

“Këto janë rastet që mezi presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatiket me fqinjin e radhës. Kjo është arsyeja pse na duhet bashkëpunim pa kufij, jo se çdo popull si çdo pyll do shpëtojë nga derrat e vet ndonjëherë, por sepse sa më shumë hapësira do jetë e përbashkët, aq më pak derrat do mund të ndërhyjnë në marrëdhëniet e vendeve tona”, tha Rama.

Nga ana e tij, Kryeministri malazez Abazoviç shprehu keqardhje për këtë incident, ndërsa tha se i ka kërkuar falje profesorit dhe autorët janë arrestuar.

“Nuk kam qejf të politizohet kjo çështje, sepse ka të bëjë me një moment që ka qenë katastrofal, dhe e ftoj profesorin të vijë. Mund të them se atë ditë kur ka ndodhur ai incident dhe sot, kalojnë mijëra qytetarë nga kufiri. Përgjegjësit do të dënohen, na vjen keq. Kam marrë informacione se ai nuk e ka prishur radhën, por është munduar të vendosë madje. Më vjen keq”, u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit