Rama: Projekti është gati, garë ndërkombëtare e të dy vendeve

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez, Dritan Abazoviç, në konferencën e përbashkët në Podgoricë, folën edhe për projektin e urës së Lumit Buna që do të lidhë Velipojën me Ulqinin. Abazoviç theksoi se financimi do të jetë 50 me 50 nëpërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi.

“Është pak më i shtrenjtë se sa e kemi menduar në radhën e parë. Mendoj se do të kushtojë 20 milionë Euro, nëse ndahet përgjysmë nuk është shumë. E kemi pikën e hapur dhe mjetet rezervë për këtë çështje. Tashmë kemi biseduar që do t’i ndajmë dhe pagesa të bëhet në disa vite dhe të mos jetë asnjë ngarkesë për të 2 vendet tona.

Ura do të jetë 300 metra. Unë shumë flas për investime, nuk e di se diçka mund të jetë më efektive dhe më e lirë nga vlera se kaq. Sipas marrëveshjes, do ta paguajmë 50 me 50. Pala shqiptare e ka bërë pagimin. Shpejt do të hapim tenderin. Më rëndësi është të fillohet. Kemi kaluar në një fazë të rëndësishme.“, tha Abazoviç.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama theksoi se ky projekt ka një vlerë të jashtëzakonshme për të dyja vendet, pasi siç shtoi ai, do të ndihmojë shumë edhe në industrinë turistike.

“Është një projekt, i cili ka një vlerë të jashtëzakonshme sepse më në fund do të lidhë 2 anët e një kufiri që është 300 metra sa është ura. Projekti është gati, sfida është të hartojmë një procedurë, është hera e parë që ndodh që 2 qeveri do të hapin një garë ndërkombëtare me një komision të përbashkët. Pastaj do të përcaktohet fituesi.

Projektin do ta bëjmë të njohur që nesër dhe do të jetë një projekt vërtetë i bukur dhe ambicioz. Shtoj dhe diçka tjetër, për ne është jashtëzakonisht e vlefshme kjo urë sepse edhe me ndërtimin e rrugës nga Shëngjini në Velipojë dhe me këtë lidhje, rritet lëvizshmëria dhe ne fitojmë në industrinë tonë turistike.

Kjo urë nuk zëvendëson urën tjetër kur do të bëhet lidhja e plotë e Korridorit Blu. Për zonën bregdetare të hapim një konkurs. Të 2 vendet tona kanë harxhuar energjitë për bregun e detit. Mali i Zi është bërë një vend lider në këtë rajon. E pajustifikueshme që ne nuk kemi vënë në shfrytëzim liqenin, është 0 e shfrytëzuar.

Është një situatë të cilën duam ta përmbysim. Nuk e kemi bërë dot deri tani sepse problematika kryesore është tek koordinimi. Nuk e kemi kulturën e koordinimit. Sfida është kjo dhe padashur të kthehem tek Ballkani i Hapur, pa mekanizma, nuk ka Bruksel dhe Washington që na shpëton ne“, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit