Dhunë në familje, të dehur në timon dhe drejtim mjeti pa leje, 5 të arrestuar në Tiranë

Mos i humb

TIRANE- 5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Dhunë fizike, të dehur në timon dhe drejtim mjeti pa leje, këta janë të arrestuarit nga blutë e Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit A. B., 24 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka blerë një motomjet të vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. M., 65 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasit E. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit