Dhunohet roja i karburantit në Bulqizë, autorët marrin DVD-të e kamerave

Mos i humb

BULQIZE– Roja e një karburanti ka rënë pre e dhunës nga persona që nuk janë identifikuar ende. Këta të fundit më pas kanë marrë vetëm dvd e rregjistrimit të kamerës së sigurisë dhe janë larguar.

Ndërkaq 57-vjeçari që u dhunua ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 04.30, në hyrje të qytetit të Bulqizës, nga persona të paidentifikuar është goditur me grushta për motive të dobëta shtetasi N. U., 57 vjeç, që ishte roje në një pikë karburanti, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Personat ende të pa identifikuar kanë marrë vetëm dvd e rregjistrimit të kamerës së sigurisë dhe janë larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit