Dhurata për fitimtarët: iPhone X 24-karatësh për lojtarët e Liverpool-it!

Mos i humb

Lojtarët triumfues të Liverpool-it janë shpërblyer me iPhone X me vlerë 3.500 funte për marrjen e titullit të Ligës së Kampionëve.

Çdo lojtar bazik i skuadrës së “Reds” është shpërblyer me iPhone X të veshur me ar 24-karatësh.

Edhe trajneri Jurgen Klopp nuk u la jashtë shpërblimit, ku ai së bashku me 27 lojtarë morën dhuratë luksoze të krijuar nga iDesign Gold.

Telefonat e përshtatur kanë numrin e skuadrës së secilit lojtar në anën e pasme së bashku me emrin. Sipas dizajnuesve, produktet kushtojnë nga 2,300 deri në 3,500 funte.

Liverpool shënoi fitoren 2-0 në finale kundër Tottenhamit, duke realizuar një sezon të shkëlqyer, në Champions e Premiere Leauge. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit