“Dialogu me Serbinë të çohet përpara”, Scholz: Kosova partnere e besueshme, qëndron krah BE-së

Mos i humb

Në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kancelari gjerman Olaf Shcolz deklaroi se Kosova është partnere e besueshme dhe se qëndron krah BE-së.

Po ashtu theksoi se me rëndësi është progresi i dialogut të Kosovës dhe Serbisë.

“Gëzohem që po vizitoj Kosovës. Si shembull përmend bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë duke treguar edhe marrëdhëniet e ngushta mes vendeve.

Krahas marrëdhënieve bilateriale kemi biseduar edhe për liberalizimin e vizave dhe pozicionimin e Kosovës, kundër luftës në Ukrainë.

Me rëndësi për Kosovën është që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të çohet përpara”, tha ai.

Nga ana e tij kryeministri Albin Kurti u shpreh se Serbia është ajo e cila po bllokon procesin.

“Serbia po vazhdon të bllokojë procesin.

Kancelarin e njoftova për rëndësinë që Kosova i kushton procesit të Berlinit si mundësia më e mirë për rajonin.

Nxisim dhe inkurajojmë çdo vend në Ballkan që të angazhohet në tregun e përbashkët rajonal.

Ne besojmë se të gjithë do të përfitojmë duke hequr barrierat me tregtinë e lirë”, tha Kurti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit