Politizimi i Islamit

Mos i humb

Autori: Kemal H.Karpat

Shtëpia botuese: ALSAR

Përktheu: Urim Poshkai

Islami dhe shoqëria islame nevojitet të gjykohen ndaras, ndërsa ndryshimi në shoqëri nuk duhet shikuar si i barasvlershëm me transformimin e fesë.

Rrjedhimisht, autori e ka shikuar transformimin osman si të shkaktuar nga faktorë konkretë, të prekshëm, të brendshëm dhe të jashtëm dhe e ka konsideruar Islamin si një instrument përligjjeje, ndërhyrjeje, drejtpeshimi, mbështetjeje psikologjike, mobilizimi, mbrojtjeje etj., gjatë transformimit të komunitetit në një njësi të re organizimi, të shtetit dhe kombit të bazuar mbi territor.

Islami u bë instrument ndryshimi dhe përshtatjeje, po aq sa ishte i politizuar si ideologji e vetëruajtjes kulturore dhe e kundërshtimit të sundimit kolonial.

Qasja dhe metodologjia e kësaj vepre u bë për të marrë parasysh çdo faktor kryesor të brendshëm dhe ndërkombëtar që ndikoi mbi transformimin e shoqërisë dhe të Shtetit Osman, si dhe për ta rishikuar rolin e vërtetë të Islamit dhe të sulltanit-halif në këtë proces. Përfshirjes, përmes Islamit, të klasave më të ulëta në transformimin e strukturës shoqërore; ndryshimeve në konceptet tradicionale të shtetit, komunitetit, fesë dhe autoritetit; si dhe një vargu temash të tjera, iu është dhënë konsideratë e duhur.

Libri merret me ringjalljen islame (revivalizmin) si pjesë e procesit të përgjithshëm të transformimit socioekonomik dhe kulturor; kjo nuk është paramenduar si një përpjekje e përllogaritur për t’iu bashkëngjitur debatit të tashëm të nxehtë për fundamentalizmin musliman.

Kjo vepër është gjithashtu një përpjekje për ta paraqitur në mënyrë sa më të plotë fotografinë tërësore të Shtetit Osman – me të gjitha përmasat e tij politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore në mënyrë që drejtimi i modernizimit osman-turk islam të kuptohet në mënyrën e duhur.

Një pjesë e konsiderueshme e veprës merret me sulltanin Abdullhamid II (sundoi në vitet 1876-1909), i cili është pare si një sundimtar absolutis dhe si forca kryesore pas modernizmit osman dhe po ashtu si halif, si për arkitekt i islamizimit të tij.

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit