Dilema: sa mund të pihet uji i ambalazhuar në shishe plastike?

Mos i humb

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikate në ujë. Dihet se nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta.

Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?

Shumica dërrmuese e konsumatorëve e marrin të sigurt faktin që uji në shishe plastike është i pijshëm.

Arsyeja pse lëngjet ose produktet e qumështit kanë një datë të skadencës është shumë e vetëkuptueshme, ndaj mund të habiteni që edhe uji në shishe vjen me një afat kohor përdorimi.

Por nuk është cilësia e ujit që duhet të shqetësoheni. Bëhet fjalë për plastikën në të cilën uji vjen i paketuar. Zakonisht vihet re përdorimi i “PET” për shishe me pakicë dhe polietileni me densitet të lartë – HDPE për paketimet masive të ujit.

Pas një pike të caktuar në ciklin e saj, plastika fillon të lëshoj kimikate në ujin e pijes. Kjo dukuri ndikon në pamjen dhe shijen e ujit dhe mund përbëj rrezik serioz për shëndetin tuaj. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit