Gati ndërtimi i një hoteli në hapësirë: shikoni si duket…(video)

Mos i humb

Dëshironi të shkoni në pushime në hapësirë? Së shpejti do të keni një shans të paparë.

Fondacioni Gateway aktualisht është duke përfunduar ideimin e hotelit të parë hapësinor.

Hoteli do të quhet Stacioni Hapësinor Von Braun, dhe qëllimi është të lejojë të gjithë të vizitojnë universin. Hoteli do të ketë bare, restorante, dhe do të ketë fushën e tij gravitacionale për t’i mbajtur të ftuarit të mos lundrojnë pa qëllim. Kështu që ju mund të përdorni trampolinw, të luani basketboll dhe të ngjiteni nw shkëmbinj artificialë.

Ata planifikojnë të hapin hotelin deri në vitin 2025 dhe kanë rreth njëqind vizitorë në javë.

Tim Alatorre, arkitekti kryesor i projektit për Stacionin Hapësinor Von Braun, i tha revistës Dezeen: “Do të jetë vetëm një mundësi tjetër që ju të zgjidhni për pushimet tuaja”.

Por pasi kostoja e ndërtimit të diçkaje të tillë është jashtëzakonisht e lartë, të gjithë supozojnë se ajo do të jetë vetëm për ato të një xhepi mjaft të thellë. Megjithatë, kompania thotë se ata duan ta bëjnë turizmin hapësinor të arritshëm për të gjithë.

E njëjta kompani gjithashtu filloi planifikimin e ndërtimit të vendbanimit të parë hapësinor, The Gateway, i cili do të strehojë 1.400 njerëz. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit