Dimitrov: Me zgjidhjen e kontestit të emrit do të ketë dobi mbarë rajoni

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me disa aktivitete të sotme rrumbullakoi ditën e tretë të vizitës së punës në Bruksel.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë (MPJ), ministri Dimitrov është takuar me Piotr Serafin, shefin e Kabinetit të presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk.

“Ministri Dimitrov, duke iu referuar suksesit të konfirmuar reformues dhe politikës së mirë fqinjësore, potencoi se Republika e Maqedonisë paraqet një mundësi e madhe për sukses në Europë dhe meriton fillimin e negociatave aderuese me BE-në”, theksohet në njoftim.

Vizitën në Bruksel, ministri Dimitrov e rrumbullakoi me adresimin në ‘Think-thank’-un e Brukselit “Qendra europiane për politika”, me temë “Kontesti për emrin e Maqedonisë: Test për zgjerimin e Ballkanit”.

Sipas njoftimit të MPJ-së, ministri Dimitrov ka njoftuar të pranishmit me gjendjen në Republikën e Maqedonisë. Ai theksoi rëndësinë për gjetjen e zgjidhjes së kontestit me Greqinë, me çka, krahas Maqedonisë, përfitime do të kishte edhe rajoni, por edhe Europa.

Në këtë kontekst, ai theksoi se “Negociatat me Greqinë nuk janë vetëm proces për zgjidhjen e dallimit që e kemi, por edhe proces i cili do të na bëjë aleatë të afërt”.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë u përqendrua edhe në reformat e brendshme, ajo që është bërë si dhe ajo që duhet bërë në të ardhmen e afërt, me theks të veçantë në reformat në gjyqësor dhe lirinë e mediave.

Në fund, ministri Dimitrov foli edhe për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, përfshirë edhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Me këtë, Dimitrov finalizoi vizitën treditëshe të punës në Bruksel./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit