Diplomatja amerikane për iftar në një xhami të Prishtinës

Mos i humb

 

Iftarët dhe Syfyrat në muajin e shenjtë të Ramazanit padyshim se kanë “lezet”. Kësisoj, dje në xhaminë “Pavarësia” është shtruar një iftar për të rinjtë e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Por, e veçanta e këtij organizimi ishte pjesëmarrja e Zëvendës ambasadores së ShBA-ve në Prishtinë, Coleen Hyland me disa bashkëpunëtorë.

Hyland ka falenderuar Imamin e Xhamisë, Nexhmi Hoxhen pwr ftesën, me këtë rast ka thënë disa fjalë.

” Ndihem tejet e nderuar që sot bashkë me ju, jam ulur rreth sofrës së iftarit. Ky muaj është i tillë që ju merrni kohë më shumë për të menduar për vete dhe për të tjerët. Ne kemi respekt për traditat tuaja”, ka thënë diplomatja amerikane, Hyland.

Ndërsa imami, Nexhmi Hoxha falenderoi po ashtu Hyland dhe njëkohësisht potencoi faktin se si popull shqiptar do të jenë gjithmonë mirënjohës për të mirat që na i ka dhënë populli i Amerikës.

“…Duke u nisur nga hadithi i Profetit, i cili ka thënë se kush beson Allahun dhe ditën e gjykimit, le ta nderoj mysafirin e tij, ne jemi munduar dhe po mundohemi që t’ua kthejmë të mirat dhe t’u jemi mirënjohës për ndihmën që ka dhënë dhe po jep populli i Amerikës për Kosovën”, tha Hoxha.

Tutje, në një fjalë rasti shfrytëzoi rastin të flet edhe Kryeimami i Prishtinës, Burhanudin Hashani i cili në emër të Bashkësisë Islame falenderoi të pranishmit në xhami.

“…Muaji i Ramazanit duhet të reflektojë që ne të mendojmë më shumë dhe t’u jemi më pranë edhe atyre që nuk kanë. Në këtë muaj duhet të përkushtohemi më shumë që të dalim nga ky muaj me zemër të pastër dhe të çiltër”, tha kryeimami i Prishtines./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit