Diskutimi për “banana-republikat” në hegjemoninë amerikane

Mos i humb

Pas vendimit të diskutueshëm të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për Kudsin vendet e tjera ishullore, veçanërisht Guatemala, që kanë marrë vendim për të zhvendosur në Kuds ambasadën e tyre në Izrael, kanë rindezur edhe njëherë diskutimin për “banana-republikat” për shkak të paqëndrueshmërisë së tyre politike, ndërhyrjes ushtarake dhe varësisë së jashtme të tyre në fushën e ekonomisë.

Krahas vendeve ishullore të cilat SHBA-të në përgjithësi i kanë përdorur në luftën e forcës globale, vende si Guatemala në të cilën që nga viti 1950 e këtej janë efektive edhe goditjet ekonomike dhe politike, në një kohë ato janë llogaritur si “banana-republika” për shkak se nuk kanë mundur të veprojnë në mënyrë të pavarur.

Refuzimi i 7 vendeve sërish për shkak të kërcënimeve të SHBA-ve ndaj rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), e përgatitur me iniciativën e Turqisë dhe që kritikon vendimin e Trumpit për Kudsin, ka sjellë në rendin e ditës debatet mbi “banana-republikat”.

Koncepti i “banana-republikave” hyri në terminologjinë politike pasi kompania amerikane e njohur dikur si “United Fruit Company”, shfaqi rolin e saj në ngjarjet politike që ndodhën në Amerikën Qendrore.

Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Togo dhe Palau të cilat me kërcënimet e SHBA-së votuan kundër në AP të OKB-së, janë midis vendeve të paqëndrueshme politikisht në politikën ndërkombëtare, ku janë të pranishme ndërhyrjet kronike ushtarake dhe që ekonomikisht janë vende që luftojnë me varfërinë.

Vlen të përmendet se shumica e vendeve që votuan kundër, janë vendet e vogla ishullore në Paqësor ndërsa tërheqin vëmendjen marrëdhëniet e afërta me SHBA-në pasi është edhe partneri më i rëndësishëm tregtar i këtyre vendeve.

Këto vende, të cilat përveç të ardhurave nga turizmi varen tërësisht nga SHBA-ja, sërish qëndrojnë në këmbë me investimet amerikane.

Shumica e emigrantëve të Guatemalës punojnë në SHBA

Shumica e banorëve në vendet më të varfra të Amerikës Qendrore dhe Jugore si Guatemala dhe Hondurasi, punojnë jashtë vendit dhe kryesisht në SHBA.

Guatemala, ish-kolonia e perandorisë spanjolle, ka lidhje të ngushta komerciale dhe ushtarake me SHBA-të që nga viti 1821, kur ajo fitoi pavarësinë e saj.

Më shumë se katër milionë njerëz në vend po përpiqen të mbijetojnë me paratë e dërguara nga emigrantët e Guatemalës që jetojnë në SHBA. Mbështetja financiare e emigrantëve që jetojnë në SHBA është shumë e rëndësishme për vendin me 16 milionë banorë ku 12 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri.

Ndikimi politik i SHBA-ve

SHBA-të vazhdojnë të kenë ndikim politik në këto vende nëpërmjet kompanive që merren me tregtinë e bananeve.

Në dokumentet e publikuara nga Shërbimi i inteligjencës Amerikane (CIA) është zbuluar roli i kompanisë amerikane United Fruit Company në grushtin ushtarak në vitin 1954 në Guatemalë. Me operacionin “PBSUCCESS”, u përmbys kryeministri i periudhës Jacobo Arbenz i cili ishte në përpjekje për të vënë në praktikë reformën e bujqësisë. Në vend të Arbenz, në krye të juntës ushtarake të qeverisë u vendos Carlos Castillo Armas, i mbështetur nga SHBA-të.

Dërrasa e eksperimentit biologjik amerikan

Në shtetin e Amerikës Qendrore të Guatemalës të cilën SHBA-të e kanë përdorur për eksperimete biologjike është përcaktuar se 1.300 prostituta, të burgosur dhe persona me sëmundje mendore janë përfshirë në eksperimentimin e fshehur biologjik të Sifilizi-t nga ekspertët amerikanë.

Gjtihashtu edhe presidenti amerikan Barack Obama pas 70 vitesh duke i telefonuar në vitin 2011 i kërkoi falje Presidentit të Guatemalës, Alvaro Colom, për ushtarët e tij me Gonorrhea që ishin përfshirë në një eksperimet të fshehtë me gamë të gjerë.

Ndërsa Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe Sekretarja e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Kathleen Sebelius kanë thënë se eksperimenti i fshehtë ishte i turpshëm.

Prania ushtarake e SHBA-ve

SHBA-të kanë një bazë ushtarake në shumicën e këtyre vendeve që kanë votuar kundër.

Teksa SHBA, ka baza ushtarake në Guatemalë, Honduras, Ishujt Marshall, Nauru, ajo gjithashtu siguron mbështetje financiare për çështjet ushtarake në shumë vende të tjera.

Para votimit të Kudsit në AP të OKB-së, Trump kishte kërcënuar me “ndërpreje të ndihmës financiare” për vendet që do ta mbështesin rezolutën.

Vendimi i përgatitur me iniciativën e Turqisë dhe që e konsideron të pavlefshëm vendimin e Trumpit, u miratua me votën “pro” të 128 vendeve, ndërsa shtatë vendet votuan “kundër” duke qëndruar pranë SHBA-ve dhe Izraelit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit