Dita e Drejtësisë, Begaj: SPAK dhe GJKKO tronditën pandëshkueshmërinë

Mos i humb

Presidenti Bajram Begaj shprehu sot në mbledhjen e Përbashkët Vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbështetje për SPAK dhe GJKKO në dhënien e Drejtësisë.

Begaj mori pjesë në këtë takim me rastin e 111-vjetorit të Ditës së Drejtësisë, mbështetur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Projekti EU4Justice.

Presidenti Begaj dha disa mesazhe në “Ditën e Drejtësisë” për funksionimin e sistemit të ri.

“SPAK-u dhe GJKKO-ja kanë kontribut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Drejtësia ka forcën, kurajën dhe energjinë të përballet e të triumfojë kundër krimit”, theksoi Begaj duke përcjellë përgëzime për punën e tyre.

“Për herë të parë kultura e pandëshkueshmërisë u trondit thellë”, u shpreh Begaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit