Vota e diasporës, PD kallëzon Nikollën në SPAK

Mos i humb

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, për shkak se nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për plotësimet ligjore për t’i mundësuar emigrantëve (diasporës) votimin në vendet ku ata/ato jetojnë.

Në shkresën e dorëzuar në SPAK, të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, janë ngritur dy akuza në drejtim të Nikollës: “Shpërdorim i detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.

Më tej në shkresë lexohet dhe argumenti mbi të cilën bazohen akuzat e ngritura në drejtim të Nikollës.

“Shkas fillestar i këtij kallëzimi, është fakti se Gjykata Kushtetuese, ka emetuar një vendim të saj, me numër 38 datë 09.12.2022. Në dispozitivin e këtij vendimi, në pikat 2 dhe 3. Gjykata ka vendosur: 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. 3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti. Kështu pra, rezulton se mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejtpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023).

Kështu rezulton se mbi Kuvendin e Shqipërisë, rëndon detyrimi për zbatimin këtij vendimi brenda një afati 1 vjeçar nga hyrja në fuqi e vetë vendimit. Kështu, dita e fundit së afatit 12.01.2023. Për më shumë, detyrimi konsiston në “plotësimin e boshllëkut ligjor”, pra miratimi i rregullave normative shtesë, të rangut ligj, proces që sipas Kushtetutës është kompetencë ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Deri në datën e depozitimit të këtij kallëzimi, në bazë të informacioneve publike, nuk rezulton që Kuvendi i Shqipërisë të ketë përmbushur detyrimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës”, thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike të nënshkruar nga Alibeaj.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit