Dita e Evropës, Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot Ditën e Evropës, e cila, siç u shpreh ai e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon.

Sot festohet Dita e Evropës, që shënon ditën e deklaratës së Robert Shuman ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, i cili prezantoi idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik dhe që luftërat mes popujve të Evropës do t’i bënte të paimagjinueshme.

Aspirata e Shqipërisë për t’iu bashkuar Europës mori jetë që nga fillimi i viteve ’90, menjëherë pas shembjes së regjimit komunist. Për shqiptarët, ideja e ndryshimit u njësua me bashkimin në familjen e madhe evropiane.

Sot janë parashikuar ngjarje të ndryshme me fokus tek vlerat evropiane, ndërsa kulmon edhe Java e Evropës në kuadër të Javëve Ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit