Xhixho: S’ka rrugë tjetër përveç integrimit në BE për Shqipërinë

Mos i humb

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka kujtuar 9 Majin, Ditën e Europës. Sipas saj, qëllimi dhe objektivi kryesor i Partisë së Lirisë është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ajo thekson se, “dita e Europës është momenti që na kujton sfidat me të cilat duhet të përballemi për t’u bërë pjesë e saj, por edhe bindjen se nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit në BE për Shqipërinë”.

“Në shtatë dekada të rrugëtimit të tij, jo pa pengesa, ai mbetet padyshim projekti më i qëndrueshëm politik, ekonomik dhe social. Kjo ditë na kujton edhe njëherë se Europën duhet më së pari ta ndërtojmë këtu, duke e bërë Shqipërinë një vend që u ofron mundësi të gjithëve e jo vetëm e disave”, shprehet Xhixho.

“Largimi i të rinjve, mungesa e shpresës, varfëria, korrupsioni, pabarazia dhe abuzimi me pasuritë kombëtare mbeten problemet madhore që duhet të adresojmë gjatë udhëtimit tonë drejt BE-së”, u shpreh Xhixho.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit