Dita e Gruas në Amerikën Jugore dhe Veriore, mijëra persona në rrugë

Mos i humb

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, mijëra gra në mbarë botën dolën në rrugë për të shprehur shkeljen e të drejtave të grave, madje duke bërë thirrje për dhënien fund të dhunës që ushtrohet ndaj pjesëtarëve të gjinisë femërore.

Një numër i madh i grave u mblodhën në sheshin e njohur njujorkez Union ku bënë thirrje për respektimin e të drejtave të grave. Në protestat ishte edhe një maskotë e presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa mbanin edhe transparente në të cilat u kërkua përmirësimi i kushteve të punës.

Gjatë protestave në New York u ndërmorën masa të gjera të sigurisë.

Protesta u mbajtën edhe në Bogota të Kolumbisë. Mijëra njerëz, shumica gra, u mblodhën në rajonin Santa Fe, duke brohoritur me slogane për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Situatë e ngjashme ka qenë edhe në Sao Palo të Brazilit, ku me rastin e Ditës së Grave, u tubuan mijëra njerëz.

Marsh protestues u mbajt edhe në Buenos Aires të Argjentinës. Në rrugë dolën mijëra njerëz, përfaqësues të shoqatave të ndryshme joqeveritare, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe organizata politike.

Disa gra mbanin flamuj sirian duke dëshiruar në këtë mënyrë të tregojnë për gratë-viktima të luftës në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit