Hamasi dënon përpjekjen për atentat ndaj udhëheqësit të Fatahut

Mos i humb

Grupi palestinez Hamas ka dënuar përpjekjen e djeshme për atentat në Rripin e Gazës ndaj udhëheqësit të Fatahut, Ahmed Helles.

Sipas grupit Fatah, mbrëmë automjeti i Helles-it u vërsul nga persona të armatosur të paidentifikuar në Rripin e Gazës.

Udhëheqësi i Fatahut kaloi i padëmtuar gjatë sulmit.

“E dënojmë incidentin”, tha Hamas në një njoftim dhe i bëri thirrje Ministrisë së Brendshme që të “godasë me grusht hekuri këdo që kërkon të shkaktoj kaos dhe trazira mes popullit tonë palestinez”.

Pak pas sulmit, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme tha se është nisur një hetim për sulmin.

Sulmi i mbrëmshëm është dënuar nga Fatah, i cili udhëhiqet nga presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO), ku të dyja mbajnë Hamasin përgjegjës për sulmin.

Dy grupet palestineze janë në kundërshtim që kur Hamasi mori kontrollin e Gazës në vitin 2007 nga Fatah pas luftimeve në rrugë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit