Dita kombëtare e depistimit të kancerit të gjirit, Manastirliu: Brenda vitit përmbushim angazhimin për mamografi në çdo spital rajonal

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Lezha deklaroi se brenda vitit do të ketë mamografi në çdo spital rajonal. Deklarata u bë në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit.

“Viti 2019 është mbyllur me më shumë se 20 mijë gra të cilat kanë kryer mamografinë, jo vetëm në klinikat ambulatorë në qytete, por edhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm. Zotimi ynë është që të kemi njësinë e mamografisë në çdo spital rajonal dhe jemi të angazhuar që brenda këtij viti të përmbyllim edhe këtë premtim”, bëri të ditur Manastirliu.

Duke theksuar se vetëm në tre vitet e fundit është investuar në 6 spitale rajonale, duke i pajisur me mamografë të rinj, Manastirliu ka bërë apel që çdo grua gjatë këtij muaji edhe në vazhdim të mos e neglizhojë kontrollin e gjirit.

“Në muajin Tetor ne jo vetëm që ofrojmë këtë shërbim për gratë deri në orën 6 të pasdites, edhe të shtunave deri në orën 14:00, por thirrja e cila do të vijojë të bëhet këtë muaj por edhe në vazhdim është për çdo grua duhet të shkojë pranë mjekut të familjes të kontrollohet edhe të vijë gjithashtu pranë poliklinikave të spitaleve rajonale për të bërë ekzaminimin e mamografisë”, apeloi Manastirliu.

Përgjatë muajit Tetor në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet falas me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8:00-18:00 dhe të shtunën, nga ora 9:00-14:00.

Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat do të jenë gjatë gjithë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin, sipas kalendarit të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Aktualisht mamografët e lëvizshëm janë në Lushnje dhe Bulqizë, ndërsa do të vijojnë gjatë muajit Tetor në Kuçovë dhe Milot.

📍Lezhë: Në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, ku tashmë ofrojmë shërbimin aq shumë të kërkuar të mamografisë në poliklinikën e spitalit të Lezhës, dhe ku përfitojnë kryerjen e këtij ekzaminimi #falas me qindra gra në vit.Në 3️⃣ vite, kemi siguruar instalimin e mamografisë në 6️⃣ spitale rajonale🏥 📍Kukës📍Dibër, 📍Durrës📍Lezhë 📍Vlorë📍Gjirokastër, si dhe nëpërmjet dy mamografëve të lëvizshëm 🚐 ekzaminimi i gjirit sigurohet edhe në zonat më të thella, afër vendbanimit. Brenda vitit do përmbushim angazhimin tonë për të instaluar pajisjen e mamografisë edhe në poliklinikën e spitalit të 📍Fierit✔️ duke siguruar kështu që çdo spital ta ofrojë këtë shërbim🙌🏻 #ProgramiDepistimitTëHershëmTëKanceritTëGjirit🎀#MamografiaFALAS edhe në oraret e pasdites⏰#TetoriRozë🎀

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Mittwoch, 21. Oktober 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit